Adele publikon këtë javë albumin e ri

Këngëtarja e mirënjohur britanike, Adele, të premten, më 20 nëntor do të publikojë një album të ri, pas katër vitesh.

Adele ka publikuar albumin e saj të parë “19” në vitin 2008, më pas albumin “21” në vitin 2011, ndërsa albumi i saj i ri do të titullohet “25”, duke aluduar në moshën e këngëtares.

“Hello” është kënga e parë e albumit të ri, që u publikua para disa javësh dhe pati sukses shumë të madh, duke thyer të gjitha rekordet e shkarkimeve në internet. Një këngë tjetër që këngëtarja e ka prezantuar nga ky album është “When we were young”, të cilën ajo e interpretoi në një intervistë për mediat australiane, ndërkaq këngët e tjera po priten me kureshtje nga adhuruesit e muzikës së saj.

Rikujtojmë se këngëtarja është bërë e famshme më këngët e saj “Someone like you” dhe “Rolling in the deep”, të cilat e bën atë artisten e parë të gjallë të ketë dy këngë në top listat më të njohura botërore.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit