14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Franca mobilizon 115 mijë policë, valë sulmesh mbi pozicionet e ISIS

Ashtu siç pritej, avionët bombardues francezë kanë intensifikuar sulmet ajrore në vendndodhjet e Shtetit Islamik në Raka. Bëhet fjalë për sulmin e dytë brenda dy ditëve në veri të Sirisë. Ministria franceze e Mbrojtjes përmes një komunikate, bëri me dije se janë shkatërruar një qendër trajnimi dhe një qendër komande e ISIS. Sulmet janë kryer në koordinim me forcat amerikane, vijon Ministria, çka vërteton përforcimin e mardhënieve mes dy vendeve pas masakrës së 13 nëntorit në Paris.

Këto zhvillime përkojnë me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri në Paris. Kerri tha se përplasja me militantët e Shtetit Islamik nuk është përplasje kundër qytetërimit, dhe se ata janë “përbindësha psikopatë”. Nga ana e saj Franca ka mobilizuar 115 mijë policë, xhandarë dhe ushtarë pas sulmeve terroriste në Paris, gjatë të cilave humbën jetën 129 persona. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve tha se “ky mobilizim mbulon të gjithë territorin e vendit dhe do t’i garantojë mbrojtje popullit francez”.

Koalicionit të sulmeve në Raka i është bashkuar edhe Moska. Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu deklaroi se avionët rusë kanë sulmuar gjithashtu epiqendrën e ISIS në Raka, në bashkëpunim me forcat franceze.

Ndërkohë e përditshmja franceze “Le Monde” raporton se autoritetet franceze kanë identifikuar me shumë mundësi njërin prej xhihadistëve të videos ku ISIS merr përsipër aktin terrorist. Ai është Fabien Clain, 36 vjeç me origjinë nga Tuluza. Sipas inteligjencës franceze, Clain konsiderohet si një prej themeluesve të një grupimi xhihadist. Ai është dënuar me 5 vite burg në vitin 2009, më pas u nis për në Irak ku u bashkua me këtë grupim.

Brenda Francës nga e hëna deri tani janë kryer mbi 180 operacione, në shenjestër të cilave kanë qënë personat e dyshuar si militantë islamikë.

Tv Klan

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress. Në këtë...

Lajmet e Fundit