12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Shqipëria publikon kandidatët për Çmim Kombëtar në letërsi

Ministria e Kulturës në Republikën e Shqipërisë ka publikuar emrat e kandidatëve potencial për të fituar njërin nga Çmimet Kombëtare të Letërsisë, konkurs që vlejti për botimet e vitit 2014.

Juria e përbërë nga Dhurata Shehri, në cilësinë e kryetares së jurisë dhe anëtarët Parid Teferiçi, Arta Marku, Edmond Çali dhe Jeton Neziraj, ka shqyrtuar dhe përzgjedhur kandidatët në mes të 1300 titujve, si nga letërsia artistike shqiptare ashtu dhe nga letërsia e përkthyer.

Kandidatë për çmimin “Vepra më e mirë e vitit” janë Arben Dedja me veprën “Histori (e)skatologjike”, Ferik Ferra me “Poezi e zgjedhur”, Virion Graçi me “Stina e hijeve”, Rita Petro me “Vrima” dhe Lazer Stani me “Kohë për nuse”.

Ndërsa kandidatë për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer” janë Romeo Çollaku me përkthimin “Poezi” të Paul Claudel, Rudi Erebara me “Mobi Dik”, Bajram Karabolli me “Pedro Paramo dhe Rrafshina në flakë” të Juan Rulfo, Edlira Lloha me “Ferdydurke” nga Witold Marian Gombrowicz dhe Agron Tufa me “Ne” nga Evgenij I. Zamâtin.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 12 dhjetor, në ora 18:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës, në Tiranë.

Më Shumë

I shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, Ardian Shala voton në Suharekë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka ushtruar të drejtën e votës në njërën nga qendrat...

Kapet me thikë një nxënës në Prizren

Policia ka njoftuar se një nxënës në Prizren është raportuar për armëmbajtje pa leje. Tek nxënësi është gjetur një thikë. Ai është intervistuar në prani të...

Lajmet e Fundit