19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Thaçi: Në shkurt unë president

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi mbetet i sigurt se do të ngjitet në krye të shtetit. Madje më shpejt se sa që është thënë më herët.

Thaçi, që aktualisht është numri dy në qeveri dhe ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se në pjesën e parë të muajit shkurt do të hyjnë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Madje, ka treguar se nuk do ketë zgjerim të koalicionit, e se zgjedhjet do të mbahen më 2018.

Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që ky proces të shtyhet, apo edhe të ndryshohet marrëveshja me partnerin e koalicionit, e cila e parasheh Thaçin presidnet të Kosovës.

“PDK do ta respektojë në plotni marrëveshjen e arritur me LDK-në, në këtë drejtim ne do të punojmë për hapat tonë të mëtutjeshëm, do të respektojmë periudhat kohore kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjen e presidentit, prandaj vleresojmë se në dyjavëshin e parë të muajit shkurt… Do të hyjmë në këtë proces të zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjë arsye që të kemi ndryshime, jemi partnerë serioz dhe kemi besim reciprok”, tha Thaçi në intervistën dhënë emisionit Monitor të RTK-së.

E duke folur për arrestimin e dy deputetëve të opozitës, Thaçi deklaroi se proceset politike duhet ndarë nga sistemi i drejtësisë.

“Askush nuk është mbi ligjin. Ne duhet të punojmë e të gjejmë format e komunikimit. Janë shumë gjëra që na bashkojnë dhe pak gjëra që na ndajnë si spektër politik”, ka thënë ai.

Thaçi u është përgjigjur edhe zërave se mund të ketë zgjerim të koalicionit apo edhe zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka arsye për zgjedhje dhe as për zgjerim të koalicionit, kam dëgju opinione për referendume e zgjedhje apo zgjerim të koalicionit. Koalicioni aktual ka 2/3 e votave, ka 89 deputetë kë një shumicë absolute. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018”, tha Thaçi.

Më Shumë

Reagimet në Prizren: Aderimet e VV-së, as nga LDK-ja, as nga Zhuri (VIDEO)

Vetëvendosje u mburr se ka marr  aktivistë të Lidhjes Demokratike në Zhur. Mirëpo, kjo po mohohet nga nëndega e kësaj partie, njofton Klan Kosova. Ata po...

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Lajmet e Fundit