Mamusha pa shqetësime për sigurinë

Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi i Mamushës të martën ka mbajtur takimin e radhës. Ka diskutuar për gjendjen aktuale në këtë lokalitet.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e këtij trupi kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Mamushë është në nivel të kënaqshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë janë marrë dhe disa vendime. Kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuc, ka njoftuar se në takimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi është arritur pajtimi “që të formohet grupi punues për hartimin e planit vjetor të punës lidhur me çështjet e sigurisë”.

“Ndërsa gjendja aktuale e sigurisë është vlerësuar të jetë e mirë”, ka thënë Butuc. Njëherësh, ka bërë të ditur se anëtarët e Këshillit… kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe popullatës lokale duhet të jetë në nivel më të lartë dhe se duhet të ndërmerren hapa konkretë në këtë plan.

Butuc, gjithashtu ka sqaruar se ka plane që gjatë vitit të ardhshëm në Mamushë të aplikohet sistemi elektronik i kontrollit, i cili pritet që të kontribuojë në uljen e shqetësimeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

Më Shumë

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Lajmet e Fundit