Arrestohet Pal Lekaj

Menjëherë pasi ka lëshuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është arrestuar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Ai nga ndërtesa e Kuvendit kishte dalë bashkë me kryetarin e partisë së tij, Ramush Haradinaj.

Ai, së bashku me deputetin Glauk Konjufca, në fillim të seancës së sotme, kishin hedhur gazin lotsjellës në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës.

Në një kumtesë për shtypë, AAK ka thënë se “është hera e dytë që deputeti Lekaj bëhet cak i arrestimit politik, me qëllim të frikësimit të tij, për çfarë Policia e Kosovës ditë më parë ia kishte arrestuar edhe djalin dhe po i a mban në paraburgim”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i dënon ashpër aksionet politike të Policisë kundër deputetëve dhe familjarëve të tyre dhe bën më dije se nuk ka forcë që e mposhtë dhe e zmbrapsë këtë parti, nga kauza e saj e drejt për mbrojtjen e kushtetututës dhe të integritetit territorial të vendit. Kriza politike nuk zgjidhet me polici por me mjete politike. Ata që po e përdorin pushtetin për interesa personale, do të përfundojnë më turp. Opozita do ta mbijetojë dhunën e pushtetit, sepse e ka mbështetjen e popullit”, thuhet në kumtesën e tyre. /Telegrafi/

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit