18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Hasani: Opozita i ndali marrëveshjet

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka thënë se gazi lotsjellës nuk është armë, por mjet i cili shërben për të pamundësuar mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Hasani në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se Kosova nuk mund të quhet një shtet demokratik për faktin se po bëhet shtypje e opozitës dhe po arrestohen deputetët.

Sipas tij, asnjë shtet ligjor nuk i bën këto veprime.

Hasani ka shtuar se sikur opozita mos të kishte reaguar për tërheqjen e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi, këto marrëveshje do të vazhdonin të ecnin tutje.

Ai ka thënë se opozita nuk i beson Gjykatës Kushtetuese sepse, sipas tij, sikur Kushtetuesja ashtu edhe Policia e Kosovës kanë humbur kredibilitetin.

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën ka thënë se pushtetarët e ftojnë opozitën për bisedime vetëm sa për sy e faqe, por marrëveshjet nuk i heqin.

“Ata thonë hajde ulemi mirëpo ne nuk i tërheqin nënshkrimet”, ka deklaruar Hasani.

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Lajmet e Fundit