14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Në Prizren vihet gurthemeli i Qendrës Kulturore Boshnjake

Me një solemnitet rasti, sot i është vënë gurthemeli objektit të shumëpërfolur të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren.

Pjesë e këtij solemniteti ishin zyrtarët më të lartë komunal të Prizren dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa organizmave ndërkombëtar.

Me këtë rast kryetari i komunës, Ramadan Muja, tha se me ndërtimin e këtij objekti po mundësojmë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, në radhë të parë për të rinjët e komunitetit boshnjak.

Nënkryetarja e komunës, Sabina Birdaini-Dana, tha se në këtë qendër parashihet që të realizohen aktivitete të ndryshme kulturore, por edhe ato rinore.

Ndërkaq, drejtori i kulturës, Arhim Ajazi, tha se për ndërtimin e këtij objekti i cili ka një sipërfaqe prej 8 ari, komuna nga buxheti i vet ka ndarë 226 mijë euro, ndërsa i tërë projekti pritet të finalizohet deri në vitin 2018.

Ndryshe, përzgjedhja e lokacionit për ndërtimin e QKB-së ishte bërë “mollë sherri” ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Prizren PDK-NDS, ku këta të fundit kishin kërcënuar me largim nga koalicioni, por mosmarrëveshjet janë tejkaluar kohët e fundit dhe është arritur një kompromis nga palët që në afërsi të Shkollës së Mjekësisë të ndërtohet kjo Qendër Kulturore. /Tv Prizreni

Më Shumë

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

AKB: 40% e pagës së 13-të iku gjatë festës dhe fundjavave jashtë Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik, për çka ka thënë se janë shpenzuar 65...

Lajmet e Fundit