14.2 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Organet e drejtësisë në Prizren, bashkë kundër korrupsionit

Drejtuesit e organeve të drejtësisë në Prizren, kanë premtuar se bashkërisht do të punojnë në luftimin e korrupsionit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Sylë Hoxha, kryetari i Gjykatës Ymer Hoxha dhe u.d. i drejtorit të Policisë në Prizren , Lumni Graishta, në një takim të përbashkët, janë pajtuar që bashkërisht të angazhohen në luftimin e korrupsionit dhe krimeve të tjera.

“Qëllim i takimit të sotëm është thellimi i bashkëpunimit të këtyre institucioneve, që si prioritet mbi prioritetet kemi luftimin e krimit dhe të korrupsionit”, tha kryeprokurori Sylë Hoxha

“Me shtimin e numrit të prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, Prokuroria e Prizrenit do të jetë edhe më efikase në angazhimet e saj”.

Ndërkaq, Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore, pranoi faktin se këto institucione po hasin në vështirësi.

“Me koordinimin e veprimeve të duhura ndërinstitucionale, funksionimi i organeve të drejtësisë dhe atyre të rendit do të jetë më i suksesshëm”.

Këtë takim e vlerësoi të rëndësishëm edhe u.d i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Lumni Graishta.

“Policia do t’i shtojë aktivitetet e saj më tepër këtë vit në suaza të përgjegjësive që ka ajo, për të pasur një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”, tha Graishta. /TV Prizreni/

Më Shumë

Në Prizren sot luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it në Ligën e Parë

Pas përballjeve të para, gara në “Play-off”-in e Ligës së Parë të Meshkujve vazhdon me ndeshjet e dyta gjysmëfinale, të cilat pritet të sjellin...

Nis rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.78 euro për litër

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme shkon në 1.78...

Lajmet e Fundit