Shtëpia që po rrezikon banorët në Rahovec (Foto)

Kjo shtëpi, që gjendet në lagjen “Gëzim Hamza – Piktori” në Rahovec, tash e sa kohë, po i shkakton probleme banorëve të asaj lagje.

Në një mesazh dërguar Rahovecpressit, banorë të kësaj lagjeje, në kushte anonimiteti, kanë treguar për problemet me të cilat përballen me këtë shtëpi.

Rahovec-shtepia vjeter1

“Kjo shtëpi është rreth 70-80 vite e vjetër. Është në gjendje shumë të rrezikuar dhe nuk është aspak stabile”, zbuluan banorët për Rahovecpress.

“Shpesh ndodh që para syve tanë të bijnë dërrasat dhe tjegullat e kësaj shtëpie”.

“Shqetësimi ynë kryesor është për fëmijët, pasi kjo rrugë është shumë e frekuentuar nga ta”.

“Ata kalojnë çdo ditë aty dhe ashtu siç është gjendja e shtëpisë, një ditë frikohemi se mund të vijë më e keqja”.

Banorët kanë shtuar se ata janë ankuar në disa vende për këtë shtëpi, por kanë hasur në vesh të shurdhër.

Rahovec-shtepia vjeter2

Rahovecpress mëson se shtëpia është pronë e M.M., ndërsa nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë nga institucionet relevante për këtë shqetësim.

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit