29.3 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Berisha: Kam refuzuar të isha mjek personal i Enver Hoxhës

Gjatë debateve dhe replikave thuajse prej dy orësh me kryeministri Rama, deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe për periudhën e komuznimit kur ai ka qenë mjek kardiolog.

Ish-kryeministri pranoi se u ka shërbyer të gjithë shqiptarëve si mjek, me përjashtim të ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Unë, në periudhën kur kam qenë kardiolog në spital, i kam shërbyer të gjithë shqiptarëve, nga të burgosur në anëtarë të byrosë politike, përveç Enver Hoxhës, – deklaroi Berisha. – Kam refuzuar në mënyrë kategorike të jem mjek personal i tyre. Këtë e di shumë mirë. Në atë kohë nuk ishte e thjeshtë, por dua të them… mjek personal do të thotë gjë tjetër. Kurrë dhe asnjë ditë të vetme. E kam refuzuar në mënyrë të prerë, sepse isha i pasionuar në punën time në spital. Nuk kam marrë rrogën në asnjë grup, përveç rrogës sime. Më pas më është dhënë mundësia të shoh firmat e Vito kapos në ekzekutime njerëzish”.

“Me dy fantazma që ke në shpirt, Sali Berishën dhe Lul Bashën, një gjë të garantoj, se jetën në politikë do e kesh të shkurtër. Këtë po ta them se u more gjatë me kryetarin e PD-së dhe me mua”, vijoi Berisha duke iu përgjigjur batutave të Ramës.

Ndërkohë, ky i fundit e cilësoi ish-kryeministrin si babagjyshin më gënjeshtar duke shtuar “mjerë ato nipër dhe mbesa që kanë një babagjysh që është gënjeshtari më i madh në këtë vend.

“Je gënjeshtari më i madh, je babagjysh gënjeshtar. Dilje me varkën e Sulo Gradecit për të parë Nexhmijen kur varte rrobat. Ti mund të dalësh sot dhe të thuash se i flisje djalit të Enver Hoxhës kundër Partisë së Punës, por kur vdiq Hysniu ti ia lage me lot fustanin Vitos”, u shpreh Rama gjatë replikave në Kuvend.

Më Shumë

Vdes një burrë në Rahovec

Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në...

Shkyçen 9 lidhje ilegale të ujit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka identifikuar dhe shkyçur nëntë lidhje ilegale të ujit në qytetin e...

Lajmet e Fundit