12.4 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Vataj e Muja, koordinohen për ngritjen e shtatores së Ukshin Hotit

Rektori Vataj dhe kryetari Muja koordinohen rreth ngritjes së shtatores së atdhetarit dhe intelektualit Ukshin Hotit në kampus dhe bartjen e pronave në emër të UPZ-së

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Kadri Kryeziu, të enjten kanë vizituar komunën e Prizrenit, ku janë takuar me Kryetarin Ramadan Muja dhe Drejtorinë e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Nijazi Kryeziu.

Teme bosht e takimit ishte ndërtimi i shtatores së intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti në kampusin e UPZ-së dhe përmbyllja e procesit të bartjes në emër të UPZ-së të pronave që janë në kampusin aktual.

Rektori Vataj theksoi se për të realizuar iniciativën për ndërtimin e shtatores së Ukshin Hotit, ekziston vullneti dhe dëshira e tij dhe e gjithë organeve drejtuese të UPZ-së, mirëpo në mungesë të mjeteve të mjaftueshme vetanake, i duhet bashkëpunim dhe mbështetje nga Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe bëri të ditur se edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është zotuar se do të ndajë një shumë të caktuar nga Kuvendi për këtë qëllim.

Rektori Vataj po ashtu theksoi se pasi që është arritur marrëveshje me MASHT dhe UP-në, është mirë që në koordinim me Kuvendin Komunal të Prizrenit, Kryetarin e Komunës dhe Drejtorinë e Urbanizmit të përmbyllin procesin e bartjes së pronave në kampus në emër të UPZ-së.

Nga ana tjetër Kryetari Muja dhe Drejtori Kryeziu shprehën e gatishmërinë e pa rezervë, se ashtu siç e kanë mbështetur deri me tani UPZ-në, të mbështesin ndërtimin e shtatores dhe përmbylljen e procesit të bartjes së pronave në emër të UPZ-së.

Mbet që të shikohen mundësitë buxhetore të Komunës dhe të Kuvendit të Kosovës dhe në të ardhmen e afërt të arrihet një memorandum bashkëpunimi mes këtyre tri institucioneve me qëllim që sa më parë të ngritët shtatorja e intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti emrin e të cilit e mban UPZ. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Ndahet Çmimi i Poezisë “Xhevdet Bajraj” në Rahovec

Sot në lokalet e Shtëpisë së Kulturës në Rahovec u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit të Poezisë “Xhevdet Bajraj”, organizuar nga Forumi Anadrini...

Lajmet e Fundit