34.9 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Maqedoni – 115 votues me adresë në banesën 70 m2

Vazhdojnë të dalin në sipërfaqe parregullsitë e listës zgjedhore në Maqedoni dhe skandalet e saj. Pas disa hulumtimeve, Alsat M zbuloi të dhënat për 115 banorë të regjistruar në një shtëpi të vetme.

Shtëpia dydhomëshe gjendet në rrugën “Dimçe Mirçev” në Komunën Qendër dhe dy banorët e vërtetë të saj ishin po kaq të habitur kur kishin marrë lajmin se ligjërisht, ata janë të regjistruar kinse bashkëjetojnë me mbi 100 persona që nuk i kishin njohur kurrë.

“Këtu jetoj vetëm unë me gruan. Jemi vetëm dy persona në këtë shtëpi. Nuk është e vërtetë që ka 115 ose 120 por jemi vetëm ne. 70 metra katrorë është shtëpia, s’ka më shumë. Këtë e bëjnë politikanët, deklaroi Hasani, banor i shtëpisë.

Hasani dhe zonja e tij Nesibja u ankuan që shfrytëzohen për zgjedhje kurse nuk marrin as ndihmë sociale. Ata dhe komshinjtë e tyre thanë se gjatë zgjedhjeve, atyre u ofrohet para ose produkte ushqimore për të votuar.

“Herën e parë një qese shpageta dhe një me miell, nuk e di të cilit vit. Dhe ato shpagetat ndoshta të distribuuara nga Turqia ose Italia, aq.

Ju kanë ofruar?

Po. Te shtëpia ime nuk ka të paraqitur. Ka të paraqitur të komshinjtë. Edhe në fund rrugës te Jane. Atje jetojnë nëna, babai me fëmijët.

Ka qenë kjo gjë prej më herët?

Kjo ndodh për herë të parë. Kjo është për në lajme dhe Bashkimi Evropian të vijë këtu dhe të vijë edhe ministri”, tha një banore.

Gjatë hulumtimit, rast të ngjashëm dhe po kaq të dyshimtë, Alsat M zbuloi edhe në rrugën “Maksim Gorki” të Komunës Qendër, në njërën nga banesat e së cilës janë të regjistruar 66 banorë. Nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjatë dy ditëve të fundit kanë qenë të pakapshëm për të sqaruar se nëse numri i ankesave është shumë i madh si do të përballet ky institucion me rastet e këtilla, si dhe a do të bëhet kontroll në terren edhe për këto raste.

Më Shumë

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Ulqini nuk është thjesht një destinacion – është ndjesi, freski, relaks dhe aventura bregdetare që nuk harrohet kurrë! Dhe rrugën më të mirë e ke...

Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Hasit të Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni është realizuar me bashkëpunim...

Lajmet e Fundit