Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Në Prizren janë arrestuar tre persona për fajde nga Policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit.

“Në vazhdën e hetimit të rasteve të fajdeve, hetues rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me urdhëresë të gjykatës kanë kryer një bastisje në një shtëpi në fshatin Shpinadi me ç’ rast kanë arrestuar tre vëllezër me mbiemër Kuzhnini”, thuhet në raportin policor.

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri të llojit pistoletë M 57 me shtatë fishekë të kalibrit 7.62mm, një shufër metalike dhe dy llap-top.

Pas intervistave me të dyshuarit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që njëri nga vëllezërit të lirohet ndërsa dy të tjerë të ndalën nën masën e arrestit policor. Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit