10.9 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Bojkoti i opozitës, komoditet Qeverisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës, vetëm sa i ka krijuar komoditet pozitës. Prandaj, sipas tij, një vendim i tillë duhet të rishqyrtohet

Xhavit Haliti e vlerëson hap të gabuar dhe të pamenduar mirë vendimin e opozitës për të braktisur Kuvendin, pasi që, sipas tij, me një veprim të tillë po i krijojnë komoditet pozitës.

Këto komente nënkryetari i Kuvendit i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se një Parlament pa zërin e opozitës është i mangët gjithmonë dhe do ta zbehë demokracinë e vendit.

Tani opozita ka dalë me qëndrimin e vet për të bojkotuar Kuvendin dhe unë mendoj që është gabim i tyre dhe politikisht do të duhej të ishte për ta e papranueshme. Për faktin se Parlamenti funksionon dhe pozita i ka me shumë se dy të tretat. Opozita vetëm i ka krijuar një komoditet më të mirë pozitës që të marrë vendime, të miratojë rezoluta, ligje, pa kundërshtimet e opozitës dhe pa zërin opozitar në Parlament. Kështu që unë mendoj që ata këtë veprim e kanë bërë pa e studiuar mirë dhe shpresoj që do ta rishikojnë vendimin e tyre dhe të kthehen në Parlament, jo për hir të pozitës, por për hir të vetvetes dhe për hir të Kosovës dhe demokracisë në Kosovë. Një Parlament pa zërin e opozitës është i mangët gjithmonë dhe do ta zbehë demokracinë e re të Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai ka komentuar edhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Gjatë intervistës për “Zërin” Haliti thotë se Organi Shqyrtues i Prokurimit duhet të shuhet pasi që, siç thotë ai, është shndërruar në qendër të korrupsionit. Ai flet edhe për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit dhe të Kadri Veselit në krye të PDK-së e tema të tjera. /Zëri/

Më Shumë

Drini i Bardhë udhëton në Kaçanik për sfidën ndaj Lepencit

Drini i Bardhë do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionat, ku në transfertë përballet me Lepencit. Takimi do të luhet më 18 prill 2026,...

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

Lajmet e Fundit