8.8 C
Prizren
E hënë, 30 Shtator, 2024

Theret me thikë një i ri në Lubizhdë të Prizrenit

Një i ri është ther me thikë në Lubizhdë të Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha tha se ngjarja ka ndodhur për shkak lojës me kompjuter.

“Pak pas mesnate, në një lokal në fshatin Lubizhdë, ka plasur sherri në mes të tre të rinjve të cilët janë hasmëruar në mes vete gjatë lojës kompjuterike “Counter Strike””, njoftoi Berisha.

“Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime thuhet se i dyshuari A. H. dhe viktimat kishin luajtur lojëra kompjuterike nga dy lokale të ndryshme”.

“I dyshuari kishte humbur lojën dhe nga zemërimi ishin sharë me dy viktimat e më pas ishte kthyer në lokalin tjetër dhe e ka sulmuar E. F. me shuplaka e grushte”.

“Duke e parë situatën ndërhyn për t’i ndarë H. A. I cili sulmohet nga i dyshuari me mjet të mprehtë (thikë) së paku katër herë në pjesë të abdomenit qafës dhe kraharor duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore për të cilat është kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal”.

“Pas pranimit në spital, për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima i është nënshtruar një operacioni urgjent. Po ashtu plagë në krah nga thika ka pësuar edhe viktima tjetër që pas trajtimit lëshohet për kurim shtëpiak. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin i cili po mbahet nën masën e arrestit policor”.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për trajtim të më tejmë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria përballet me Besën e Pejës në Prizren

Sot zhvillohet një nga ndeshjet kyçe të javës së 6-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku FC Liria pret në shtëpi ekipin e FC...

Zhduket e mitura në Suharekë

Të hënën në Suharekë një nënë ka raportuar se vajza e saj nuk është kthyer në shtëpi. “Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e...

Lajmet e Fundit