Arrestohet plaçkitësi i kazinosë në Zhur

Policia e Prizrenit bën të ditur se mbrëmë është arrestuar një i dyshuar me mbiemër Ademaj sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, më 22 mars, (e martë) rreth orës 23:11 minuta ka kryer grabitje të armatosur në një kazino në Zhur.

Me këtë rast sipas Policisë gjatë grabitjes kishte shkrehur një fishekë nga pistoleta për ta detyruar punëtorin e kazinosë që t’ia dorëzojë të gjitha paratë që i posedonte.

Pas grabitjes, i dyshuari ishte largukazionoar në drejtim të panjohur.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një gëzhojë në cilësi të provës materiale.

Për t’u sqaruar rrethanat e rastit janë intervistuar edhe persona tjerë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit