18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Riciklimi kreativ, për një ambient më të pastër

Expozita-riciklimi kreativMe qëllim të mbrojtjes së ambientit, organizata ‘Green Art Center’, ka nisur projektin EkoRicikl’Art që do të thotë riciklimi kreativ. Në Sheshin ‘Nëna Terezë’ kjo organizatë sot ka organizuar një ekspozitë ku kishte përgatitur një enterier dhe eksterier të bërë tërësisht me materiale ekologjike të ricikluara.

Merlina Beu Muçaj drejtoreshë e Organizatës ‘Green Art Center’ tha se projekti EkoRicikl’Art që do të thotë riciklim kreativ tashmë ka nisur që me datë 5 gusht kur është bërë informimi publik për rëndësinë e zhvillimit kreativ.

“Këtu sot jemi në ekspozitën e EkoRicikl’Art ku do të paraqiten një enterier dhe eksterier të brendshme dhe të jashtme, gjithçka prej materialeve të ricikluara siç janë paletat gajbe të ndryshme, ambalazhe të ndryshme shtëpiake, siç janë gomat e kerreve, shishet, gjithçka që ne mundemi të krijojmë diçka me to. Është një mesazh i cili kërkon të mbërrij tek vetëdija e gjithësecilit qytetarë që para se të hidhet diçka të mendohet nëse mundet të krijohet diçka me to. Pse jo të përmbush nevojat e mija si individ dhe të njëjtën kohë për të bërë një mbrojtje, ose për të nxitur një kontribut për mbrojtjen e ambientit”, ka thënë Muçaj, transmeton RTK.

Po ashtu, një punëtori që është hapur në këtë ekspozitë do të krijohet një infrastrukturë që do të shkoj për rregullimin e parkut të Gërmisë.

Kjo nismë ka për qëllim të përhapet dhe të ngritë vetëdijen për mbrojtjen e ambientit, derisa është një nismë që pretendon të përhapet në tërë qytetet e Kosovës.

Më Shumë

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

  Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi...

Lajmet e Fundit