3.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

“DokuKids” me tri punëtori për kineastët e rinj

DokuKidsPër të shtatin vit me rradhë, “Dokufest” hap dyert për entuziastët më të rinj të filmit. Këtë vit, “DokuKids” do të mbajë tri punëtori interesante, duke ofruar një përvojë të veçantë për gjeneratën e ardhshme të kineastëve. Këto aktivitete do të zhvillohen gjatë rrjedhës së festivalit dhe produktet e përfunduara do të shfaqen në një ekspozitë gjatë mbylljes së punëtorive.

Punëtoria “Pinhole” do t’i mësojë pjesëmarrësit të dizajnojnë vet kamerat e tyre. Duke i udhëzuar mbi teknika, metoda, strategji, ekspozicion, pozicionim dhe kënde, fëmijët do të dalin me njohuri të reja në fund të punëtorive.

Punëtoria “CREATIVE” do të mbledh fëmijë nga Kosova, Serbia, Bosnja & Hercegovina dhe Suedia për të prodhuar filma me temën e papunësisë. Kjo iniciativë, e realizuar në bashkëpunim me Institutin Suedez, ka për qëllim të krijojë dialog dhe forume kreative të kulturës.

Punëtoria e tretë, “Teatri Organik”, do t’i vë në veprim aftësitë e artistes së pantomimave Arta Gashi për të krijuar një performancë pesëminutëshe që në vete do të ngërthejë muzikë, poezi dhe tregimet personale të fëmijëvve.

Aktivitetet rinore këtë vit nuk përfundojnë me “DokuKids”. Kategoria e të Rinjve, pjesë e programit zyrtar, do të shfaq 10 filma nga bota që paraqesin storje të ndryshme me fokus në fëmijë dhe adoleshentë të vegjël. Nga Finlanda në Spanjë e deri në Brazil, filmat e sivjetëm në kategorinë e të rinjve sjellin avantura fascinuese për publikun e “Dokufest”-it./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: E respektoj vendimin e dorëheqjes së drejtorit Çelë Lamaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar dy ditë pas dorëheqjes së Çelë Lamajt nga pozita e drejtorit të DSHP-së dhe nga...

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në një familje të pasur shqiptare në Mitrovicë. Shkollën e mesme e krey...

Lajmet e Fundit