29.5 C
Prizren
E mërkurë, 24 Shtator, 2025

“ATK në Prizren po merr haraç”

Presioni i inspektorëve tatimor e ka shtyrë një qytetar nga Prizreni që të kërkoj ndihmë nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për të ndalur haraqin që u qesin inspektorët bizneseve në këtë qytet.

“ATK në Prizren po merr haraç. Inspektorat po jetojnë me superlluks a keni ndërmend me ndal ket fenomen, me luftue ket dukuri shume negative”, I ka shkruar kryeministrit Eshref H Qafleshi, në Facebook.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u zotua se në Kosovë nuk do t’i lejohet as edhe një personi të marr haraç qoftë nga qytetarët apo edhe nga bizneset.

Këtë zotim Mustafa e dha publikisht deri sa iu përgjigj në pyetje këtij qytetari.

“… Vetëm shteti ka të drejtë të vejë ngarkesa tatimore, dhe atë sipas ligjit. Qytetarët, bizneset dhe çdokush qe ka informata duhet ti denoncojë veprimet e tilla dhe ju siguroj se menjëherë do të ndërmerren masa”, ka thënë Mustafa.

E ndërkohë vetëm për vitin 2015 janë pesë inspektor të cilët Administrata Tatimore e Kosovës i ka shkarkuar nga puna.

Tre prej tyre janë shkarkuar për korrupsion dhe dy të tjerë për shkelje të kodit të etikës dhe mirësjelljes për ATK-në.

Ndërkohë në ATK kanë konfirmuar për  Gazetën Fjala se janë katër raste të korrupsionit në të cilat janë përfshirë pesë zyrtarë të ATK-së  prej tyre tri raste është duke i hetuar Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Fjala./GazetaFjala/

Më Shumë

Vdes një burrë në Rahovec

Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në...

Ndalohen mallra të padeklaruara në Vërmicë

Të premten, rreth orës 22:30, në Pikën Kufitare Vërmicë, gjatë një kontrolli rutinë doganor, është selektuar për kontroll të detajuar një automjet në hyrje...

Lajmet e Fundit