19.2 C
Prizren
E mërkurë, 24 Shtator, 2025

Haxhi Avdyli: Ramadan Muja nuk duhet të mungojë në debate

Kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se kryetari Ramadan Muja nuk duhet të mungojë në debate televizive e as debate me qytetarë.

“Mungesa e tij në këto debate jep sinjalin e mostransparencës komunale. Nuk vlen vetëm zëdhënësi të flasë për punën e Komunës”, shprehet Haxhi Avdyli për “Kosova Sot”.

Duke e parë këtë situatë, “EC Ma Ndryshe” ka hartuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, duke dizajnuar 13 grupe të indikatorëve faktorë, të cilët ofrojnë një pasqyrë vlerësimi të hollësishëm të transparencës së shtatë komunave më të mëdha. Raporti si më pak transparente e nxjerr Komunën e Prizrenit.

Ky raport e kishte vlerësuar atë me 17 nota negative dhe me 5,5 neutrale. Nga ana tjetër, Komuna e Gjakovës, e cila cilësohet si më transparentja nga ky monitorim, kishte 4 negative, 11,5 neutrale dhe 29,3 pozitive.

Sipas raportit, në Prizren kishte mostransparencë përballë publikut në rastin e mosdeklarimit të konflikteve të interesit. Dy pika negative Komuna e Prizrenit i ka marrë për faktin e vendimmarrjes për kompetencat dhe politikëbërjen e trupave të ndryshme komunale, pastaj dy pika të tjera negative se nuk ka pasur informata të detajuara, të përditësura dhe të mjaftueshme për të vlerësuar problematikat të debatuara.

Notë negative ka edhe për faktin, siç thuhet, për mospërkushtimin proaktiv në luftimin e sjelljeve të pahijshme. Nga ana tjetër, tri nota neutrale ka marrë në politikat për hartimin e buxhetit.

Më Shumë

Demolohen hapësirat e Çerdhes së Fëmijëve në Dragash për herë të dytë

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se Çerdhja e Fëmijëve në këtë komunë është demoluar sërish nga persona të papërgjegjshëm, duke shkaktuar dëme...

20-shi i LDK-së – Do të jem zëri i familjeve të varfëra

Unë jam Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK-ja, dhe mbaj numrin 20 në fletëvotim. Si drejtor i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në...

Lajmet e Fundit