14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Kamarieret në lot: Nuk e tradhtojmë kurrë Kim Jong-un

Para disa ditësh u raportua se disa koreano-veriorë kanë dezertuar.

Në fakt bëhej fjalë për koreano-veriorë që punojnë në restorantet që zotëron vendi komunist në vendet e tjera.

Por disa kamariere koreano-veriore të një restoranti të goditur nga dezertimi, thanë se kolegët e tyre ishin mashtruar.

Në total 12 femra, që punonin në restorantin në pronësi të shtetit koreano-verior në Ningbo të Kinës, u larguan për në Korenë e Jugut së bashku me menaxherin e tyre, pasi kishin parë se si ishte jeta atje në TV dhe filma.

Por shtatë kamariere refuzuan të dezertojnë.

Që prej atëherë, shtatë kamarieret janë kthyer në Korenë e Veriut.

Duke folur për CNN, ato deklaruan me lot në sy se nuk do e braktisnin kurrë vendin e tyre.

“Nuk do i braktisim kurrë prindërit, vendin dhe liderin Kim Jong-un. Askush nga ne nuk do e bënte”, tha Han Yun Hui për CNN.

“Mendoj se koleget tona u mashtruan dhe u zvarritën për në Korenë e Jugut, ku do përballen me vështirësi ekstreme atje. Zemra jonë është thyer”.

Një kamariere tha se i kishte paralajmëruar kolegët përpara se të dezertonin.

Të tilla restorante dhe të tjera investime jashtë vendit i sigurojnë valutë të huaj vendit komunist.

Mendohet se Koreja e Veriut fiton deri në 300 milionë dollarë nga rreth 50 mijë punonjës që ka jashtë vendit, kryesisht në Rusi dhe Kinë.

Ndërkohë lideri Kim Jong-un u shfaq në publik në një garë gatimi.

Ndërkohë që vendi i tij po vuan nga zija e bukës, më shumë se 1 mijë kuzhinierë u përfshinë në garën e gatimit.

Më Shumë

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit