20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Gratë që luftojnë ISIS

24-vjeçarja Haseba Nauzad jetonte me bashkëshortin në Turqi kur Shteti Islamik pushtoi qytetin verior irakian të Sinjarit në vitin 2014, duke shpallur kalifatin e tij në zonat me maxhorancë kurde.

 “I pashë ata teksa përdhunonin motrat e mia kurde dhe nuk mund ta pranoja këtë padrejtësi”, shprehet ajo.

Bashkëshorti i saj synonte të udhëtonte drejt Europës përmes trafikueseve të qenieve njerëzore, por 24-vjeçarja këmbënguli të kthehej në vendlindje për të luftuar ekstremistët. Ajo i humbi kontaktet me bashkëshortin që prej mbërritjes së tij në Gjermani.

Në një shoqëri konservatore ku gratë supozohet të qëndrojnë në shtëpi, pohimi i Nauzad, se gjinia nuk i pengon të përfshihen në beteja, tingëllon disi çuditshëm.

“Nëse një burrë mund të mbajë armë, edhe gruaja mund ta bëjë”, thotë ajo. Gratë në uniformë janë të bindura se Shteti Islamik është i frikësuar prej tyre për shkak të besimit se nëse vrasin femra nuk shkojnë në parajsë.

Asema Dahir, 21-vjeçe, është gjithashtu pjesë e njësisë së luftëtareve Peshmerga, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sprapsjen e militantëve. Ajo tha se nuk mund të qëndronte duarkryq ndërsa gratë e tjera luftonin kundër Shtetit Islamik.

“Kur erdha fillimisht këtu nuk mund të merrja frymë, ndihesha vërtet shumë keq për faktin se shumë vajza mbaheshin peng nga ISIS. Nuk mund ta pranoja idenë e të qëndruarit në shtëpi, kur të tjerat gjendeshin në fushën e betejës”, deklaroi ajo.

Shteti Islamik i konsideron jazidët si ithtarë të djallit dhe thotë se ata duhet të konvertohen në myslimanë ose të vdesin. Ky komunitet, që numëronte me qindra mijëra pjesëtarë në Irak para ofensivës së ISIS, përbëhet kryesisht nga kurdëfolës, besimi antik i të cilëve ka elemente zoroastrianizmit, islamizmit dhe krishtërimit.

Më Shumë

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit