Arrestohen tre persona për atentatin ndaj gazetarit turk

Lajmi konfirmohet nga burime brenda policisë. Numri i të arrestuarve lidhur me ngjarjen ka shkuar në tetë persona

Tre persona janë arrestuar në lidhje me tentativën e së martës për të vrarë gazetarin turk Can Dundar, raporton Anadolu Agency.

Arrestimet e fundit kanë ardhur si pasojë të një hetimi të mëhershëm mbi bisedat telefonike të të akuzuarit kryesor Murat S.

Gjatë hetimeve, policia po kryen kontroll të llogarisë së tij bankare, tha burimi i lartërmendur në kushte anonime, ndërkohë që asnjëri nga të dyshuarit nuk ka dalur para gjykatësit hetues.

Kryeredaktaori i gazetës Cumhuriyet, Can Dundar, u sulmua të premten jashtë ndërtesës së gjykatës Caglayan të Stambollit, para se të dënohej me heqje lirie në kohëzgjatje prej pesë vitesh e dhjetë muaj nën akuzën se ka zbuluar sekret shtetëror

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit