16 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Limaj: Jemi gati për të kundërshtuar, dhe për të fituar në zgjedhje

Kryetari i NISMA për Kosovën në protestën e përbashkët të organizuar me AAK-në, ka thënë se janë mbledhur në qendër të Prishtinës, në shesh, për ta kundërshtuar qeverinë antikushtetuese, siç e ka quajtur ai koalicionin PDK-LDK.

“Jemi këtu me mesazhin e qartë: “Ne nuk jemi ndalur. Ne po vazhdojmë me kundërshtimin e kësaj qeverie antikushtetuese”. Nga të gjitha ato që thanë parafolësit, ata dërguan mesazhin e tyre, për kërkesat e opozitës që do të vazhdojnë të jenë të tilla derisa ky koalicion vazhdon të funksionojë”.

“Edhe sot nga ky shesh iu bëjmë thirrje të dorëhiqen. Që nga dita e parë, kjo qeveri në vend se të punojë për të përmirësuar gjendjen në vend, ajo ka mashtruar”.

Limaj ka ironizuar me qeverinë dukë thënë se po mundohen ta mashtrojën popullin me disa pazare të këqija për vendin, ndërsa ka premtuar se janë të gatshëm jo vetëm për të kundërshtuar, por edhe për të fituar në zgjedhjet e reja, që sipas tij do të mbahen së shpejti.

“Siç e keni parë ditëve të fundit, kanë nisur ta shesin para popullit një pazar. Po thonë “po i marrim vizat dhe po japim tokë. Por ne ju themi: “Ne i meritojmë vizat dhe asnjë centimetër nuk e japim”. Pak më vonë ata do të na thonë se po e pranojmë Asociacionin dhe po e krijojmë ushtrinë. Por ne sot nga këtu ju themi se nuk e pranojmë Asociacionin dhe ushtrinë do ta krijojmë”.

“Tani e tutje ky Asociacion do ta ketë përballë një opozitë që është e gatshme jo vetëm për të kundërshtuar, por edhe për të fituar në zgjedhjet tjera”, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Rahoveci nis fazën e rikonstruksionit kadastral në Fortesë dhe Ratkoc

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti. Sipas njoftimit, në...

Çollaku: Gara në Prizren më specifike, pres balotazh

Komentatori politik, Adrian Çollaku thotë  se pavarësisht sondazheve të cilat i kishte parë se kandidati i PDK-së Shaqir Totaj ka një epërsi në Prizren,...

Lajmet e Fundit