Mirupafshim në zgjedhjet e parakohshme

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, i cili ka hapur protestën opozitare në Prishtinë, ka deklaruar se Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi janë e keqja e Kosovës.

Ai ka pohuar se të dy ata duhet të dorëhiqen dhe vendi të shkojë në zgjedhje, duke konstatuar se kështu shënohet fundi i krizës në Kosovë.

Krasniqi ka deklaruar se i thuhet JO Dearkacionit me Malin e Zi, i cili, sipas tij, me të drejtë është kontestuar, si dhe të gjitha marrëveshjeve që ai i ka quajtur të dëmshme për Kosovën.

“Këta qeveritarë i kanë bërë dëme të pariparueshme vendit, në të gjitha sferat e jetës”.

“Vetëm qytetarët e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme, mund t’ia rikthejnë legjitimitetin vendit”.

“Mirupafshim në zgjedhjet e parakohshme, të lira e demokratike”.

Krasniqi, në fjalimin e tij para protestuesve në Sheshin “Skënderbeu”, pos arsyeve për protestë, ka përmendur edhe sukseset e Kosovës të kohëve të fundit: Rekomandimin për liberalizim të vizave, si dhe pranimin në UEFA dhe FIFA. / Politiko.net/

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit