3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“EC Ma Ndryshe”: Komuna e Prizrenit ndanë 40 mijë euro për nxënësit që udhëtojnë

Ec Ma Ndryshe Elmendina Baxhaku“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Transparenca online e Komunës së Prizrenit” gjatë kësaj jave ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

“Ekzekutivi lokal me kërkesën e Drejtorisë së Arsimit ka nxjerrë konkluzionin për lejimin e shpalljes së tenderit për mbulimin e udhëtimit të nxënësve udhëtarë. Me këtë vendim DKA synon të mbulojë udhëtimin e 25 nxënësve nga SHFMU “Meto Bajraktari” në Reçanë dhe nga fshati Llokvicë gjerë në shkollë dhe anasjelltas, sikurse 7 nxënësve nga Gornje Sello dhe 2 nga fshati Mushnikovë. Po ashtu nga fshati Gorozhupë për në SHFMU “Vëllezërit Frashëri”në Planejë do të përfitojnë gjithsejtë 36 nxënës derisa 26 nxënës do të udhëtojnë nga fshati Tupec dhe Landovicë për në SHFMU “ Zenun Çoçaj” në Gjonaj. Parallogaria e projektit kap shumën prej 40 mijë eurove”, tha Elmedina Baxhaku, monitoruese e OJQ-së “EC Ma Ndryshe”.

Ekzekutivi lokal ka miratuar edhe kërkesat e Drejtorisë për Shërbime Publike për shpalljen e disa tenderëve. Projekti me vlerën më të madhe është ai i “Rivitalizimit të Sheshit të Lidhjes së Prizrenit”, e cila shtrihet në zonën historike të qytetit dhe do të realizohet në bashkëpunim me UN-Habitat-in si dhe një pjesë të financimit do ta mbulojë edhe MMPH-ja me ndërtimin e murit përgjatë sheshit. Vlera totale e këtij projekti është 644 mijë e 104 euro.

“Është lejuar shpallja e tenderëve për ndërtimin e kanalizimit dhe shtruarjen me elemente betoni të rrugës “Skender Rexhepi” me participim, pastaj ndërtimi i rrugës në lagjen Boqaj, fshati Grazhdanik, ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, ndërtimin e rrugës “Besim Shala 1” në Prizren, rruga lokale në fshatin Muradem si dhe ndërtimi i rrugëve me elemente betoni në lagjen e UÇK-së me participim”, tha Bazhaku.

Me kërkesën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është bërë lejimi i mjeteve për organizimin e manifestimit “Ditët e Mërgatës” që do të mbahet me 15 gusht dhe manifestimit “Epopeja e Vërrinit” me 1 dhe 2 shtator. Drejtorisë në fjalë i është aprovuar edhe kërkesa për lejimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e Bibliotekës Regjionale në Prizren.

“Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, i është lejuar shpallja e tenderit për organizimin e panaireve. Po ashtu është marrë konkluzioni në lidhje me ndërtimin e objekteve çlodhëse, rekreativo-sportive, në shtëpinë e Bjeshkatarëve afër fshatit Struzhë”, deklaroi Baxhaku.

Sipas saj, Drejtorisë së Administratës i është dhënë drita e gjelbërt për lejimin e shpalljes së tenderit për furnizim me material shpenzues-tonera për nevojat e Komunës, në vlerë prej 40 mijë eurove.

Me kërkesën ë Drejtorisë së Shëndetësisë është nxjerrë konkluzioni për shpalljen e tenderit për lyerjen e brendshme dhe të jashtme të Objekteve Shëndetësore dhe vendimi për mbështetjen materiale të disa pacientëve me sëmundje të rënda./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj raporton për punën njëvjeçare, veçon gjithëpërfshirjen dhe përmbushjen e kritereve për Grantin e Performancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të hënën ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarët, me ç’rast para të pranishmëve ka raportuar...

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

Lajmet e Fundit