19.3 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Haradinaj në Prizren: Kosova peng i dy marrëveshjeve të dëmshme dhe korrupsionit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar sërish Prizrenin, me çrast ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

Haradinaj thotë se Kosova po kalon në etapa të rënda kohore, duke mbetur peng i dy marrëveshjeve të dëmshme si dhe nivelit të lartë të korrupsionit.

“Çështja e demarkacionit duhet të analizohet mirë para se ajo të ratifikohet nga Kuvendi, dhe se kjo çështje nuk duhet të kushtëzohet me liberalizimin e vizave, për të cilën gjë jam angazhuar edhe unë personalisht”, theksoi ai.

I pari AAK-së ka thënë se sinjali i dhënë nga SHBA-të që Kosova të përgatitet për Partneritet për Paqe në NATO, është lajmi më i mirë që ka ndodhur për shtetin tonë kohëve të fundit.

“Institucionet janë vonuar në transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, dhe nuk guxojmë më që kjo të vijojë, dhe ka shtuar se edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe vet qytetarët e këtij komuniteti duhet të kenë parasysh se kjo Forcë së bashku me NATO-në do të jetë në shërbim të sigurisë edhe të vet atyre”, tha ai.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri në Prizren gjatë vizitës që i bëri bizneseve tek tregu në lagjen “Bajram Curri”, ndërsa më pas ai ka vijuar agjendën e tij duke vizituar disa familje prizrenase dhe bizneset tjera në tregun e Qylhanit. /TV Prizreni/

Më Shumë

Rron Dahsyla i qëndron besnik Prizrenit edhe për sezonin 2025/26

Proton Cable Prizreni ka konfirmuar se basketbollisti Rron Dahsyla do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin 2025/26. “Me energjinë dhe përkushtimin...

Muharremaj: Gratë e Suharekës kanë dëshmuar se përfaqësimi i tyre në institucione nuk është vetëm një numër, por vlerë e veçantë për shoqërinë

Kryetari i Suharekës që po garon edhe për një mandat, Bali Muharremaj, ka thënë se gratë e Suharekës kanë dëshmuar se përfaqësimi i tyre...

Lajmet e Fundit