Unë, Hollande e Kadare në Élysée

Kryeministri shqiptar e ka quajtur event madhështorë ceremoninë e dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare nga Presidenti Frances, François Hollande.

Shkrimtari i shquar shqiptar u nderuar në një ceremoni të veçantë nga Hollande me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” dhe në aty prezent ishte edhe Edi Rama i cili ndau sot disa nga momentet më të mira të kësaj ceremonie.

“Dje në Paris me ftesë të Presidentit François Hollande, për një takim mbi ecurinë e bashkëpunimit rajonal në prag të Samitit të Parisit, procesin e integrimit të Shqipërisë e reformës në drejtësi në veçanti, si edhe më pas për eventin madhor të ditës së djeshme: Dekorimi i Ismail Kadaresë me titullin më të lartë qe jepet në Pallatin e Élysée-së, “Komandant i Legjionit të Nderit””, shkroi Rama në Facebook.

Titulli është shpallur që me fillimin e këtij viti, duke përkuar me muajin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Sa i përket fushës së letrave, të njëjtin titull me të ka marë edhe shkrimtari francez Michel Tornier.

Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme. Kalorës, oficer, komandant, oficer i madh dhe Kryq i Madh. Medalja në rastet e civilëve jepet kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencës, politikës, gazetarisë etj.

I konsideruar si një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohore Ismail Kadare, i përkthyer në 50 gjuhë të botës, është nominuar disa herë me çmimin “Nobel” për letërsi. /Politiko.net/

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit