5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

I vjedh laptopin motrës, vëllai dënohet në gjyq me 8 muaj burg

Në janar të këtij viti, një 29-vjeçar në Tiranë ka marrë laptopin e motrave të tij, të cilin e ka shitur dhe paratë e fituara i ka shpenzuar brenda ditës duke luajtur bixhoz.

Ajo që nuk ka menduar ai ka qenë fakti se për këtë veprim tashmë duhet të vuajë një dënim me 8 muaj heqje lirie.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin në ngarkim të 29-vjeçarit Gentian D., duke e deklaruar atë të fajshëm për akuzën e “vjedhjes”.

Referuar vendimit të gjyqtarit Sokol Tona, procedimi penal ndaj të pandehurit ka nisur bazuar në një kallëzim të motrës së tij të bërë në 29 janar 2016 në Komisariatin e Policisë nr.4, në kryeqytet.

Sipas kallëzueses, në këtë datë, rreth orëve të mesditës, i pandehuri është kthyer në banesë dhe ka marrë në duar një kompjuter laptop që ishte i dy motrave dhe po luante me të në korridorin e shtëpisë.

“Pas një kohe kallëzuesja ka konstatuar se laptopi, të cilin motrat e mbanin në dhomën e gjumit nuk ndodhej aty.

Mbi interesimin tek i vëllai në lidhje se ku ndodhej laptopi, kallëzuesja ka konstatuar se i pandehuri e ka marrë atë dhe duke e futur në një çantë, është larguar me vrap i ndjekur prej kallëzueses A.D., derisa ai ka hipur në një taksi dhe është larguar”,- ka pohuar ajo në kallëzim.

Pas njoftimit të shërbimeve policore, është mundësuar të kapet dhe të arrestohet i pandehuri. Prej tij është mësuar se laptopin e markës “Dell” të vjedhur nga motrat e tij e ka shitur në treg kundrejt vlerës 10 mijë lekë, të cilat po atë ditë i ka shpenzuar duke luajtur bixhoz.

Bazuar në thëniet e tij është mundësuar edhe gjetja dhe sekuestrimi i sendit të vjedhur, vjedhje e pranuar prej tij, i cili i është kthyer të dëmtuarës. Gjatë gjykimit është administruar edhe dëshmia e të pandehurit Gentian D.

I pyetur në seancë gjyqsore rreth ngjarjes së kallëzuar nga motra e tij, ai është shprehur i penduar, si edhe ka pohuar se një veprim të tillë e ka kryer nga kushtet e tij sociale dhe ekonomike.

Në vendim Gjykata ka çmuar edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit, i cili ka rezultuar me precedentë të mëparshëm penalë, madje edhe i dënuar po për veprën penale të “vjedhjes”./panorama/

Më Shumë

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Ndërhyrje emergjente pas reshjeve, sanohen dëmet në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Rahovecit, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike në disa zona. Me...

Lajmet e Fundit