18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Tridhjetë vite pa Borgesin

Poeti i madh argjentinas, Jorge Luis Borges, ka ndërruar jetë me 14 qershor të vitit 1986. Mbushen 30-të vite nga ajo ditë, kur vdiq një prej shkrimtarëve më të mirë të shekullit të kaluar.

I lindur në Buenos Aires më 1899, jetoi për disa vite në Spanjë. Me tu kthyer në Argjentinë nisi të publikonte poemat e tij të para nëpër revistat letrare, si “Historia universal de la infamia” në vitin 1935, gjë që e rriti popullaritetin e tij mes lexuesve.

Nëse janë katër fjalë ku mbështetet puna e tij, ato janë koha, hapësira, fati e realiteti. Autor i shpërndarë si në vargje ashtu edhe në prozë, ai ishte profesor i letërsisë angleze, anëtar i Akademisë së Shkencave e Letrave në Portugali, përkthyes e bibliotekar.

Borges ka shkruar “Alefi” – ndoshta kryeveprën e tij, krahas “La rosa profunda”, “El Otro” dhe “El informo de Brodie”. Më 1979, fitoi çmimin Miguel de Cervantes.

Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, “Fervor de Buenos Aires”, dhe pas dy vjetësh librin e dytë “Luna de Enfrente”. Në 1925 njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas.

Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione. Por këtë sëmundje ai e përdori për të krijuar akoma më shumë. Kulmin e këtij procesi “sublimimi” ai e pati në vitet 1933 e 1934.

Falë tij, gjuha portugeze lexoi William Faulkner, Henri Michaux dhe Virginia Woolf. Borges ishte i fascinuar pas labirinteve, pasqyrave, refleksioneve, diçka që u pasqyrua edhe në tekstet e tij.

Një burrë që ka dashur shumë gra, me një jetë turbulente të dashurisë, por përmendi gjithmonë nënën e tij, Leonor Acevedo, si figurën që e deshi më shumë se asnjë tjetër, e me të cilën jetoi për dekada. /KultPlus.com

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Kanosi dhe fyu policët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Në...

Lajmet e Fundit