15.3 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Valbona, Thethi dhe malësorët në vitet 1902–1908

Eksploruesi austriak Erih Libert (1873-1951) ishte kirurg me profesion. Për herë të parë shkoi në Shqipëri në shtator 1902 ku shëtiti zonën e Pultit dhe malet në jug të lumit Drin.

Në gusht 1903 shkoi në Shkodër dhe kaloi me shqiptarin Luigj Jakoviqi në Dushman, përgjatë bregut të majtë të Drinit, në pjesën jugore të Merturit, në Gash dhe në Krasniq.

Nga lugina e Valbonës u kthye nëpërmjet Merturit, Nikajt, Shalës, Shoshit, Sumës dhe Pultit për në Shkodër.

Në gusht 1904 Erih Liberti u nis nga Shkodra, kësaj radhe për të parë burimin e lumit Valbonë. Kaloi në Thethi, Abat dhe Nikaj, dhe u kthye nga Valbona nëpërmjet Qafës së Valbonës.

Udhëtimet e vitit 1903 dhe 1904 janë përshkruar në librin e tij Aus dem nordalbanischen Hochgebirge (Nga Malësia e Shqipërisë së Veriut), Sarajevë 1909, nga i cili është marrë ky koleksion fotografik. Në këtë vëllim Liberti na tregon se ishte në Shqipëri edhe në vitin 1905, 1907 dhe 1908, por nga këto udhëtime nuk kemi as shënime, as fotografi, shkruan mapo.al

Në vitin 1910 Liberti botoi një artikull studimor mbi gjakmarrjen dhe mikpritjen te malësoret e Shqipërisë së Epërme.

Gjatë Luftës Ballkanike (1912-1913) dhe ka të ngjarë edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, Liberti ishte drejtuesi i një ekipi mjekësh të Kryqit të Kuq që punoi në Turqi gjatë luftimeve në Çanakkale. Veç informacionit të lartëpërmendur, për këtë eksplorues guximtar dihet shumë pak.

Më Shumë

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Bedri Hamza ka shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. Ai ka shkruar në Facebook se PDK-ja ka forcën për t’u...

“Durimi është çelësi” – më në fund indonezianët e pranuan Ceki Hotin nga Prizrenin për dhëndër

Ceki Hoti, i riu nga Prizreni që mori vëmendjen pas aventurës së tij 15-mujore me biçikletë deri në Indonezi, ka njoftuar se është fejuar...

Lajmet e Fundit