10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

18 të lënduar nga turmat në Natën e Kadrit

Të paktën 18 persona, janë plagosur lehtë në turmë gjatë lutjeve në natën më të rëndësishme në kalendarin islamik, Natën e Lejlet-ul-Kadrit, në afërsi të Qabesë në Mekë.

Zëdhënësi i qendrës mjekësore në Mekë, Hamid al-Maliki, ka deklaruar se në afërsi të Qabesë në mbrëmjen e Lejlet-ul-Kadri, t ishte mbledhur turmë e madhe.

“Turma ka ndodhur në afërsi të hotelit Dar Teuhid në rrethinën e Qabesë, ku me këtë rast u plagosën 18 persona. Personat e lënduar dhe ata të cilët u ngulfatën morën ndihmën adekuate mjekësore. Pas ndihmës së ofruar të gjithë ndihen mirë. Pas turmës si masë paraprake, në afërsi të Qabesë u dërguan edhe tetë ekipe mjekësore shtesë”, ka deklaruar ai, raporton Anadolu Agency (AA).

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej...

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Lajmet e Fundit