17.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Serbia aleate me SHBA

Shtetet e Bashkuara i kuptojnë më së miri lidhjet e forta tradicionale të Serbisë me Rusinë dhe nuk shohin asnjë kontradiktë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira të Beogradit si me Moskën, ashtu edhe me Uashingtonin, tha në kryeqytetin serb Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, duke dëshmuar kësisoj një tolerancë të ndjeshme qëndrimi.

Amerika është krenare që e ka Serbinë partnere të saj, do të deklaronte zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit pas një takimi me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ne e kuptojmë se Serbia ka lidhje të hershme me Rusinë, dhe nuk shohim ndonjë kontradiktë në ruajtjen e një marrëdhënie të mirë si me Rusinë, ashtu edhe me Amerikën. Ne nuk i kërkojmë miqve apo aleatëve tanë të zgjedhin”, u shpreh Nuland.

Ndihmës-sekretarja shtoi më tej se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Serbinë në rrugën e saj europiane e theksoi rolin e këtij vendi në rajon, në bashkëpunimin rajonal e atë çfarë ajo ka bërë në drejtim të pajtimit.

Me rëndësi të veçantë, pohuar nga Nuland, Uashingtoni sheh vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Përpara Vuçiçit, Nuland pati takime të veçanta me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, një delegacion parlamentar e një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile përfshirë Avokatin e Popullit, Sasa Jankovic, si dhe Rodoljub Sabic, Komisioner i Informacionit Publik dhe Mbrojtjes se të dhënave personale. /Politiko.net

Më Shumë

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit