Vogëlushi portugez tregon fjalët që i tha tifozit francez

Ishte një imazh emocionues që preku zemrat e miliona tifozëve të futbollit nëpër Europë. Një djalë i vogël portugez përqafoi një francez i cili ishte i mbytur në lot pas humbjes së kombëtares franceze në finale të Euro 2016.

Tani që i vogli portugez u zbulua se ishte 10-vjeçari Matisse që jeton në Francë dhe se nuk flet asnjë fjalë portugalisht, ka dhënë një intervistë për mediat.

Djaloshi me mama portugeze dhe baba francez, zgjodhi këtë radhë të bëhej me Portugalinë meqë nuk kishte fituar asnjë turne.

I pyetur nga gazetarja, Matisse tha: “Nuk e njihja atë dhe as ai mua, por i thashë që ishte vetëm një ndeshje”.

“Më pas tifozi francez më përqafoi, ishte një moment shumë emocionues dhe më uroi për fitoren,” vazhdoi rrëfimin djaloshi 10-vjeçar.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit