21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

DokuFest shpall filmat e hapjes dhe mbylljes

DokuFest sot shpall filmat e hapjes dhe mbylljes së edicionit të 15-të të festivalit, i të cilit mbahet nga 5 deri më 13 gusht në Prizren, Kosovë.

Behemoth, një dokumentar nga regjisori dhe artisti kinez Zhao Liang do bëj hapjen e festivalit, të premten më 5 gusht, ndëra filmi ikonik Close Up nga regjisori i ndjerë iranian Abbas Kiarostami do të jetë filmi përmbyllës i festivalit.

Behemoth është një shiqim tmerrues i rrënimit që sjell në brendësinë e Mongolisë industria e qymyrit dhe e hekurit. Filmi në mes të dokumentarit dhe video-artit është një vështrim në Kinën bashkëkohore nga një ndër regjisorët më të vlerësuar kinez Zhao Lian, i cili është frymëzuar nga Komedia Hyjnore e Dante-s për të na përcuar një vizion të ferrit, purgatorit dhe parajsës.

I sofistikuar dhe i thellë Close-Up është krijimi artistk më radikal i Abbas Kiarostami-t dhe një investigim fantasktik në kinema, krijimin artistik, identitet dhe falje.I cilësuar nga Werner Herzog si “dokumentari më i mirë që e kam parë ndonjëherë”, kjo ikonë e jashëzakonshme filmike ende mbetet kryevepër artistike. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

Lajmet e Fundit