Sot qytetarët protestojnë kundër krimit e korrupsionit

Sot në ora 18:00 do të mbahet protesta e thirrur nga grupi i qytetarëve për të kundërshtuar krimin dhe korrupsionin nëpër institucionet vendore, pas nisjesë së publikimit të serisë së përgjimeve të zyrtarev të lartë të PDK-së nga Gazeta Insajderi.

Organizatorët përmes një kumtese për media kanë thënë se përmes kësaj protestë presin që “të gjithë të përfshirët në këto skandale të japin përgjegjësi politike e institucionale.”

“Koha është që ne të protestojmë, jo pse nuk e dinim më parë atë që ndodhë, por se tani që gjithçka po shihet kaq hapur, është detyrë reagimi ynë qytetar”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Protesta nis në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, nga ku protestuesit e mbledhur do të marshojnë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës.

Insajderi ka siguruar mbi një mijë telefonata të përgjuara të Adem Grabovcit me zyrtarë të lartë të PDK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit