Zidane konfirmon tri mungesa për Superkupën

Ndeshja miqësore me Bayernin e luajtur në New Jersey mund të shërbejë si një aperitiv për Real Madridin para Superkupës së Evropës, aty ku i pret Sevilla.

Djemtë e teknikut Zinedine Zidane nuk shkëlqyen në sfidën e fituar 1-0 me gol të mbrojtësit Danilo, por mposhtën ish-trajnerin e tyre Carlo Ancelotti, i cili i njeh mirë ata.

Përballja me andaluzianët do të jetë krejt tjetër, sepse – përveç mungesës së bërë publike me kohë të Cristiano Ronaldos – “Galaktikët” me shumë mundësi do të udhëtojnë pa tre titullarë për në Sokholm të Norvergjisë.

“Nuk mendoj se Gareth Bale, Toni Kroos dhe Pepe do të jenë mjaftueshëm gati për të luajtur”, – tha Zidane në konferencë për shtyp.

“Ata të cilët nuk kanë qenë me ne gjatë fazës përgatitore do të vlerësohen kur të kthehen në Madrid”, – shtoi francezi, i cili nënvizoi se është shumë i kënaqur me ritmin e lojtarëve të tij gjatë seancave stërvitore dhe miqësoreve në Amerikën e Veriut, por pranoi se është i shqetësuar për formën fizike të bashkëpatriotit të tij, Karim Benzema.

“Shpresoj që ai të jetë mirë për Superkupën. Ai ndihet mirë dhe i ka kryer seancat stërvitore.”

Ish-kampioni i botës 1998 përsëriti synimin e tij për mbajtjen e mesfushorit 20-vjeçar Marco Asensio në “Santiago Bernabeu”, i cili luajti mjaft mirë kundër Bayernit.

“Do të doja që Asensio të qëndrojë me ne, por do të kemi kohë për të folur porsa të kthehemi në Madrid”, – përfundoi “Zizu”-ja. Real Madridi luan më 9 gusht për trofeun që përmbledh triumfuesin e kontinentit evropian. /Telesport.al

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit