Placebo, në nëntor edhe në Zagreb

Në kuadër të turneut të tyre botëror për të festuar 20-të vjetorin e themelimit, bendi Placebo vjen edhe në Zagreb të Kroacisë.

I formuar në vitin 1994, bendi do të luajë këngët e tyre më të famshme në Sallë e Koncerteve Drazhen Petroviq në Zagreb me datë 10 nëntor.

Turneu i Placebos titullohet “The Place for Us to Dream” dhe feston daljen e albumit të parë të grupit, me 17 qershor të vitit 1996, e që më pas u pozicionua në pozitën e pestë në albumet më të shitura në Angli.

Në ndërkohë Placebo ka koncerte edhe në Suedi, Itali, Danimarkë, Holandë, Finlandë e Poloni. Placebo ka shtatë albume muzikore si dhe rreth 11 milion disqe të shitura në mbarë botën.

Bendin e përbëjnë Brian Molko, Stefan Olsdal, Steve Forrest, Steve Hewitt,Robert Schultzberg dhe Brian Molko si frontmen.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit