Dosja e Shefave VII: Grabovci – Kadriut: Shuplaka të kisha rreh

Një person që kërkon ndihmë prej Adem Grabovcit në një institucion publik, kishte marrë “kërcënim” se do të rrihej shuplaka. Kadriu, siç prezantohet në këtë bisedë, është i vetmi prej atyre që nuk merr mbështjetje nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Jo të gjithë njerëzve u ka kryer punë Adem Grabovci. Njërin prej atyre që i kërkon favor, le që nuk e ndihmon, por edhe e kërcënon se do ta rrihte shpulla po ta kishte afër.

Në mesin e mbi 1000 mijë telefonatave të përgjuara, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, i flet e bërtet fort një personi të quajtur Kadri.

Kadriu i telefonon Grabovcit për ta informuar se i ka dorëzuar dokumente diku. Por, përgjigja që merr prej tij e befason. Madje nuk di as se si të reagojë kur Grabovci ia përmend shuplakat.

Nga gjithë përgjimet, ky është rasti i vetëm kur Grabovci dikujt nuk i ndihmon për t’u bërë pjesë e institucioneve.

Qysh në fillim të bisedës Grabovci i thotë se është i zënë.

“Ani, ani, kqyr qato dokumenta që i kom çu qatje burrë mos um le me shku dom”, e lut Kadriu, Grabovcin.

“Me pa ditë, a din kur t’kom pa, kur e kom pa emrin, me pa mujt me t’bo përpara shuplaka, shuplaka t’kisha hi”, ia kthen Grabovci.

“Hiç, hiç, hiç nuk vjen n’shprehje”, ia kthen Grabovci.

“Ani ani”, thotë Kadriu.

Biseda

Grabovci: Alo.

Kadriu: Tungjatjeta, a u lodhe shoq, Kadria ktu.

Grabovci: Ehe…

Kadriu: Ça i ki punt?

Grabovci: Mirë, mirë.

Kadriu: Si kalove?

Grabovci: Hiç, ça ka tre?

Kadriu: Vallain kurgjo, krejt me t’vjetra.

Grabovci: Jom nxanë.

Kadriu: Po a? Ani ani, kqyr qato dokumenta që i kom çu qatje burrë mos um le me shku dom.

Grabovci: Me pa ditë, a din kur t’kom pa, kur e kom pa emrin, me pa mujt me t’bo përpara shuplaka, shuplaka t’kisha hi.

Kadriu: (nuk kuptohet)

Grabovci: Hiç, hiç, hiç nuk vjen n’shprehje.

Kadriu: Ani ani.

Grabovci: Hiç. Tung. Ai atë tjetërin e kom lypë

Kadriu: A?

Grabovci: Atë tjetrin, ai… se kishe qit kërkun?

Kadriu: Kush osht ai tjetri?

Grabovci: Atë dostin tem.

Kadriu: Jo s’mujti mi bo dokumentat valla.

Grabovci: Okej, çao.

Kadriu: Hajde, tung tung. /Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit