7.2 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Parku i Butrintit, me 3700 vizitorë në ditë

Trashëgimia kulturore është nga më të frekuentuarat gjatë stinës së verës. Sipas një vrojtimi të bërë nga Ministria e Kulturës vetëm në parkun Kombëtar të Butrintit ka rreth 3700 vizitorë në një ditë. Rreth 28.000 vizitorë vendas dhe të huaj e kanë vizituar Butrintin në muajin korrik. Monumentet e reja që janë shtuar për vizitorët mund të përmendet mozaiku i dyshemesë së apodyterium-it/dhomës së veshjes të termes romake pranë Teatrit dhe gjysma e mozaikut të Baptisterit të Butrintit. Vizitorë ka pasur dhe në qytetin e Durrësit. Amfiteatri Romak i Durrësit, Muzeu Arkeologjik shënojnë 12, 453 vizitorë për periudhën janar-korrik 2016.

Çfarë mund të vizitohet tjetër në Durrës? Banesa Aleksandër Moisiu në qytetin e Durrësit, ndërtuar në shekullin XIX, shfaq një interes të madh për vizitorët, pasi është banesa e vetme e tipit me çardak në qytet. Në këtë banesë ka kaluar një pjesë të jetës Aleksandër Mosiu, aktori i madh me famë ndërkombëtare. Në këtë monument gjithashtu ndodhet dhe Muzeu i Kulturës Popullore. Fluks vizitorësh ka pasur dhe në Berat, falë mirëmenaxhimi të muzeumeve, përmirësimit gjithnjë e më shumë të shërbimeve e kohëzgjatjes së funksionimit të tyre. Numri i vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në muzetë e QKM Berat, Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik vazhdon të këtë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën Janar – Qershor 2016 muzetë e QKMB-së u vizituan nga 11, 359 vizitorë vendas e të huaj, 1866 më shumë se një vit më parë. Vihet re një fluks në rritje edhe në Kalanë e Gjirokastrës . 26,504 është numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar qytetin e gurtë në periudhën janar-31 korrik 2016. Promovimi në rritje i trashëgimisë kulturore, shoqëruar me aktivitete kulturore kanë shtuar edhe interesin për këtë qytet. Nuk kanë munguar as vizitat në muze apo parqe arkeologjike. Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore gjatë 7-mujorit (janar – korrik) 2016 janë vizituar nga 249,260 vizitorë vendas dhe të huaj nga të cilët 70,994 në muzetë kombëtarë, 106,857 në parqet arkeologjike dhe 71,409 në monumente të kulturës. /Gazeta Shqip/

Më Shumë

Përmbytje në Vlashnjë

Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmë në Prizren, kanë shkaktuar probleme në disa zona të fshatit Vlashnjë, ku disa shtëpi janë përfshirë...

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç 13 lidhje ilegale të ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton se gjatë kësaj jave ekipet inspektuese kanë ndërmarrë aksione në terren, ku janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej...

Lajmet e Fundit