Thaçi: Serbët kanë të drejtë të kthehen në Mushtisht

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “janë të papranueshme skenat që janë parë të dielën në fshatin Mushtisht” duke shtuar se duhet “të respektohet e drejta e secilit që të kthehet në pronat e veta”.

“Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht”, është shprehur Thaçi, i cili ka shtuar se “këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”.

I pari i vendit ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kthehen “në vendin e tyre të origjinës, në pronën e tyre”.
“Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie”, tha ai. “Çështja e të zhdukurve, e të zhvendosurve, e pronave të uzurpuara janë plagë të hapura nga lufta. Duhet t’i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja”.

Thaçi u shpreh se “drejtësia do të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime në të kaluarën, meqë drejtësia është kusht për pajtim të sinqertë dhe për ndërtimin e Kosovës multietnike”.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit