Mësimi për vitin e ri shkollor nis më 5 shtator

Viti i ri shkollor 2016-2017 nuk do të fillojë më 1 shtator siç parashihej, pasi data e fillimit është shtyrë deri më 5 shtator.

Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përcjellë Zëri.info.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me qëllim të informimit të drejtë dhe me kohë, njofton të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/17, shtyhet për dy ditë pune nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë)”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.

Sipas njoftimit në fjalë, thuhet se MASHT-i është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen e teksteve shkollore, por siç thuhet në të, për shkaqe të pamjaftueshme të buxhetit nuk kanë mundur t’i sigurojnë ende.

Përndryshe, sipas kësaj kumtese, drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor./Zëri

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit