25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

‘Peshqit e mëdhenj’ bien në ‘grepin’ e Speciales

Fillimi i kompletimit të Task Forcës hetuese të BE-së për Kosovën, Gjykatës Speciale dhe emërimi i kreut të kësaj Task Force javën e kaluar, ka sjellë edhe paralajmërimin për mundësinë e ngritjes së aktakuzave të para për të dyshuarit potencialë gjatë këtij viti.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, ekspertët e drejtësisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, krijimin e kësaj situate të re e shohin edhe si një rrezik për tronditje serioze të skenës politike, për faktin se ka paralajmërime që nga aktakuzat e Gjykatës Speciale, kësaj radhe nuk do të shpëtojnë “peshqit e mëdhenj” të politikës. Kapja e “peshqve të mëdhenj” po shihet si argumenti më i fuqishëm, i cili krijon terren edhe për hapje të rrugës për integrime evropiane për Kosovën. Ndryshe, pa u futur në burg njerëzit e fortë të politikës dhe të biznesit oligarkik, të cilët po e mbajnë këtë vend peng, dera drejt Evropës mbetet e mbyllur. Ky kusht tepër i rëndësishëm iu bë i qartë të enjten edhe Shqipërisë nga BE-ja, prandaj e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani thotë se emërimi i kreut të Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së në kryeprokuror të Gjykatës Speciale tashmë i ka hapur shtigjet e fillimit të procesit për ngritjen e aktakuzave të para ndaj ish- të dyshuarve nga radhët e UÇK-së. Pohimin nga ana e tij, se aktakuzat e para do të vijnë më së largu deri në fund të vitit e konsideron si tendencë për t’ua bërë të qartë personave në fjalë se drejtësia është në prag të derës dhe se është çasti fundit i tyre për t’u distancuar nga raportet dhe pozitat politike që ata ushtrojnë në institucionet publike.

“Vizita e tij në rajon do të ketë mesazh të qartë për ata të cilët për vite me radhë u fshehën nga drejtësia me pozita shtetërore, duke shfrytëzuar imunitetin politik karshi ndjekjes penale nga ana e organeve të drejtësisë. Pohimet se Gjykata në fjalë do të ballafaqohet me probleme të shumta janë thjesht tentativë për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga ngjarjet aktuale politike, pasi e njëjta tashmë ka të ndarë buxhetin e saj, selinë dhe prokurorët/gjykatësit ndërkombëtarë që do të mundësojnë kushte të favorshme për gjykim të drejtë dhe të pandikuar nga aktorë politikë vendorë”, spikati Ramadani për “Kosova Sot”.

Ndërsa, analisti Jeton Kelmendi u shpreh: “Çështja e Gjykatës Speciale është bërë një problem shume serioz, jo për faktin se do të jetë e dhimbshme kur të mund të akuzohen figura të larta në skenën politike të Kosovës, porse këta njerëz, që sot janë në maje të piramidës shtetërore, po bëjnë çdo gjë për ta shpëtuar lëkurën e tyre. Mendoj se që nga presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli e më poshtë, shumë nga personat kyçë të politikës kosovare po dridhen nga frika për arrestimet e mundshme nga kjo Gjykatë, të cilën e krijuan vetë”. /Kosova Sot/

Më Shumë

Shejh Kadria – trashëgimtar i shpirtit dervishor dhe i ndërgjegjes kombëtare

Shkruan: Besim Muhadri Në kujtesën popullore dhe në trashëgiminë historiko-letrare shqiptare, figura të caktuara mbeten të skalitura si bartës të virtyteve të larta shpirtërore dhe...

Smajl Latifi sërish kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar rikandidimin e Smajl Latifit për një mandat të ri si kryetar i Komunës së Rahovecit në zgjedhjet...

Lajmet e Fundit