BIK-u, partner i fuqishëm në luftimin e ekstremizmit

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani, ka thënë se BIK-u është një partner i fuqishëm i Qeverisë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit që mund të shpie në terrorizëm.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se gjendja e vështirë ekonomike, arsimimi jo i duhur dhe mosnjohja e mjaftueshme e mësimeve islame kanë ndikuar që disa të rinj nga Kosova t’u bashkohen luftërave të pakuptimta në Siri dhe Irak.

Sinani ka bërë me dije se BIK-u në vazhdimësi ka punuar në drejtim të vetëdijesimit të qytetarëve, veçmas të të rinjve, për të mos iu bashkuar këtyre luftërave. Mirëpo, sipas tij, në kohën e internetit disa gjëra nuk mund të kontrollohen.

Në këtë intervistë Sinani ka folur edhe për ndërtimin e xhamisë qendrore në lagjen “Dardania”. Ai ka thënë se nuk janë duke kuptuar pse po ndodh tërë kjo neglizhencë nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes së punës.

Sinani ka bërë me dije se nga Kosova këtë vit për ta kryer haxhin kanë udhëtuar 860 besimtarë. /Epoka e re/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit