Haxhi Avdyli: LDK-ja do të ndryshojë gjendjen në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, beson se partia që drejton, shumë shpejt do të bëjë ndryshime në Prizren. Ai thotë se LDK-ja do të ndryshojë gjendjen me njerëz të pakorruptuar në këtë qytet.

“Prizreni është qeverisur më së keqi,prandaj është koha që bashkërisht të ndryshojmë gjendjen me njerëz të pakorruptuar”, tha Avdyli, në hapjen e garës zgjedhore të Forumit Rinor të LDK-së në Prizren.

Ai kërkoi nga të rinjtë që të punojnë për të arrit deri të ndryshimi në Prizren.

“Nuk dyshoj në suksesin e LDK-së”, tha Avdyli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit