Finalja e 2018-ës e Championsit luhet në Kiev

Stadiumi “Olympiyskyi” i Kievit do të presë finalen e Ligës së Kampionëve 2018. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, por zyrtarizimi nga UEFA do të vijë vetëm pas takimit të krerëve të kësaj organizate në Athinë.

Në këtë stadium, që ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh, është zhvilluar finalja e Euro 2012. Majin e kaluar është përzgjedhur Milano dhe stadiumi “San Siro”, për të pritur finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Ndërsa pranverën e ardhshme, kapitulli i fundi i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube do të zhvillohet në “Millenium Stadium” të Kardifit. “Një vendim historik për futbollin ukrainas, – ka thënë presidenti i Federatës Andriy Pavelko. – Organizimi i finales së Champions League është një fitore për çdo qytetar ukrainas. Fakti që festa e futbollit do të organizohet në shtëpinë tonë na lumturon shumë”.

Stadiumi “Olympiyskyi” që, siç e thamë, ka një kapacitet prej 70 mijë spektatorësh, është ndërtuar në 1923-in dhe është stadiumi i ekipit të Dinamos së Kievit dhe i kombëtares ukrainase. Në vitin 2012 aty është organizuar finalja e Europiani, ku Spanja ka mundur 4-0 Italinë e Prandelli-t.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit