Gjoba për veturat e parkuara në rrugën “ Sozi Çelebiu” në Prizren

Policia në Prizren ka gjobitur të gjithë vozitësit të cilët vetuart e tyre i kanë parkuar në rrugën “ Sozi Çelebiu”.

Ditë më parë zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, kanë vendosur shirita në një pjesë të kësaj rruge, ku ndalohej parkimi i veturave.

Një gjë e tillë është bërë për shkak të tollovisë së krijuar në këtë rrugën “Remzi Ademaj”, pas punimeve që po realizohen në vendosjen e gypave të kolektorit të ujërave të zeza.

Prej se ka filluar ndryshimi i qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë të qytetit, policia ka patrulluar vetëm ditën e parë të hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, ajo ka vendosur gjoba në veturat e parkuara në vendin ku ditë më parë janë vendosur shiritat nga zyrtarë të organeve kompetente komunal, ku ishte e ndaluar të bëhej një gjë e tillë.

Pronarët e veturave që u gjobiten duke mos dashur të flasin para kamerave, ndjeheshin të indinjuar, sepse sipas tyre në këtë rrugë mungonin shenjat e trafikut, dhe ata i parkonin veturat e tyre në rrugë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, tha se vozitësit e sanksionuar duhet ta kenë parasysh faktin e ekzistimit të ligjit për shenjat e përgjithshme të trafikut, “dhe ne jemi të obliguar të veprojmë sipas rregullave në fuqi”, theksoi ai. /TV Prizreni/

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit