Rexhaj: Mbyllja e sallës së sportit në “Gjon Buzuk”, papërgjegjësi e qeverisjes së Mujës

Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren Arbër Rexhaj thotë se mbyllja e sallës së edukatës fizike në Gjimnazin “Gjon Buzuku” tregon më së miri se sa e papërgjegjshme është qeverisje e Ramadan Mujës.

“Ajo sallë e sportit ka qenë e vjetër, dhe se Komuna nuk ka investuar asgjë nga paslufta”, tha Rexhaj.

Sipas tij, mbyllja e sallës së edukatës fizike në “Gjon Buzuk”, është shembulli i parë që ka ndodhur në shkollat tona.

“Tash ka filluar të më vjen keq që të kritikojë këtë dikaster, sepse çdo ditë e më shumë arsimi në Komunën e Prizrenit po degradohet”, shprehet ai.

Sipas tij, kjo çështje me pak investime do të mund të rregullohet.

Inspektorati i Komunës së Prizrenit, ndërkaq javën e kaluar ka marrë vendim që të mbyllë sallën e edukatës fizike në Gjimnazin “Gjon Buzuku”, për shkak se kjo hapësirë nuk i ka përmbushur kushtet elementare sanitare që nxënësit t’i zhvillojnë aktivitetet fizike.

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bujar Hasani tha se salla e e edukatës sportive në këtë shkollë është mbyllur për shkak mungesës së kushteve për nxënës.

“ Po, është e vërtet se e kemi mbyllë Sallën e Sportit në këtë shkollë, sepse nuk ka pasur kushte për nxënës”, tregon Hasani për PrizrenPress.

Sipas tij, inspektorët pasi kanë bërë kontrollin, kanë ardh në përfundim që kjo sallë të mbyllet.

“Inspektorët në procesverbal i kanë shënuar të gjitha të gjeturat, pastaj e kanë mbyllur”, tregon ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit