Prizren: Bombat i çon me biçikletë në Stacionin e Policisë

“Me t’u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së”, njofton Policia e Prizrenit.

Policia e Prizrenit ka njoftuar se një qytetar i këtij qyteti i ka dërguar në stacionin policor dy granata dore, të cilat i kishte në bodrumin e shtëpisë që nga viti 1985.

Sipas Policisë, i dyshuari granatat i kishte futur në një trastë dhe i kishte vendosur në biçikletë e më pas i kishte sjellë në stacion.

“Me t’u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së”, njofton Policia e Prizrenit përmes një komunikate.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon te qytetarët të cilët hasin në mjete të dyshimta që të njëjtat assesi të mos i prekin por ta njoftojnë policinë”, thuhet në këtë komunikatë.

Më Shumë

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit